Policia ka dhënë detajet nga incidenti i sotëm që ndodhi në Matkë, ku mbet i vdekur një djalosh i ri. Nga policia thonë se kësaj tragjedie i ka paraprirë një zënë dhe përleshje fizike, përcjell Telegrafi Maqedoni.
““Sot rreth orës 15:00 në hyrje të fshatit Matkë në Shkup, pas mosmarrëveshjes paraprake dhe përleshjes fizike E.A (1998) nga fshati Shishovë ka ther me thikë H.L (2000) nga fshati Saraj, në pjesën e gjoksit, duke e lënë të vdekur në vendngjarje. Autori është kapur menjëherë dhe është dërguar në stacionin policor Gjorçe Petrov”, kanë thënë për TV Shenja nga policia./Telegrafi/