Një mashkull me inicialet N.E ka vdekur sot pasi që ka rënë nga skelet e një ndërtese në të cilën po punonte.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për Telegrafin, se rasti ka ndodhur në Sllatinë, brenda një objekti ku ai po punonte.
“Sot në Stacionin policor në Fushë Kosovë, është iniciuar një rast , vdekje e dyshimtë. Rasti ka ndodhur në fshatin Sllatinë, saktësisht brenda një objekti ku viktima ishte duke punuar. Viktima mashkull N.E (1981), sot rreth orës 11:30 , gjatë kohës kur ishte duke punuar, dyshohet të ketë rënë nga shkallët, nga një lartësi 4-5 m dhe kishte pësuar lëndime të rënda trupore”, ka thënë Ahmeti.
Sipas saj, viktima është dërguar menjëherë në QKUK, ku është konstatuar vdekja e tij.
“I njëjti menjëherë është përcjellë në QKUK, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e tij. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërkohë që me rastin po merren policia dhe institucionet e tjera përkatëse”, ka thënë ajo./Telegrafi/