Telegrafi

Policia jep detaje në lidhje me personin që u gjet i vdekur në Ferizaj

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka konfirmuar se personi i raportuar para disa dite si i zhdukur nga fshati Nerodime e Poshtme e Ferizajt është gjetur pa shenja jete me një plagë në fytyrën në veturën e tij në afërsi të lumit.

Viktima ishte raportuar nga familjarët si person i zhdukur.

Lexo po ashtu Personi i zhdukur në Ferizaj, gjendet i vdekur!

Policia bën të ditur se në veturën e viktimës është gjetur një revole, ndërsa në afërsi të veturës është gjetur një karikator.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/