Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me therjen me thikë që ka ndodhur dje në Mitrovicë, ku një i mitur kosovar sulmoi një bashkëmoshatar pas një mosmarrëveshjeje.
Siç njofton policia viktima u trajtua fillimisht në QKMF Mitrovicë dhe më pas u transferua në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm.
I dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Ndryshe nga Spitali i Mitrovicës dje i kanë thënë Telegrafit se viktima është trajtuar pas plagëve të marra.
“Pacienti është sjellë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës dhe i janë bërë të gjitha shërbimet e nevojshme. Pacienti ka lëndime serioze në bark dhe në gjymtyrë. I njëjti është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK”, kanë thënë nga zyra për media e Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë. /Telegrafi/