Telegrafi

Policia jep detaje për të shtënat e mbrëmshme në Prishtinë

Policia e Kosovës njofton se mbrëmë rreth orës 22 e 12 pas raportimit për të shtëna në rrugën “Demokracia”, kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer procedurat e vendshikimit.

Më vonë tre ankues janë lajmëruar në  Polici dhe kanë njoftuar se gjersa ishin në veturë, një i dyshuar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre, mirëpo nuk i kishte qëlluar.

Në vend të ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja dhe një predhë. Njësitë policore janë në kërkim të personit të dyshuar.