Mjeku i cili u sulmua mbrëmë në hyrje të Klinikës “Nënë Tereza”” është 48-vjeçari N.Z nga Sllupçani i Kumanovës.
Policia vërtetoi rastin duke informuar se mbrëmë rreth orës 19:50 në polici është raportuar se në Qendrën për urgjendë është sjellur një person me plagë në bark, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga policia për AIM thonë se arsyeja për sulmin ka qenë personale. Ndërsa rastin e ka vërtetuar edhe drejtori i Klinikës për Toksikologji, Niko Beqarovski, sipas të cilit mjeku është jashtë rrezikut për jetë./Telegrafi/