Policia e Maqedonisë ka konfirmuar përleshjen e mbrëmshme në Kumanovë, ku mbeti i vrarë një person.
Në njoftimin e MPB-së thuhet se incidenti ka ndodhur rreth orës 18:30 mes dy grupeve familjare, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Më 31.10.2018 rreth orës 18:30 në stacionin policor në Kumanovë është denoncuar se në rrugën “Tode Mendoll” afër një marketi, pas rrahjes fizike mes dy familjeve edhe atë F.L (19), D.L (18), F.L (61), H.L (23) dhe V.L (48) nga njëra anë dhe nga ana tjetër M.M (55), E.M (49), M.M (47), XH.M (30), R.M (28) dhe V.M. (57), është gjuajtur me armë, ndërsa V.M është lënduar dhe është dërguar në Qendrën për Urgjencë në Kumanovë, më pas edhe në kompleksin “Nënë Tereza” në Shkup, ku edhe ka ndërruar jetë. Gjatë përleshjes është lënduar edhe M.M me thikë, ndërsa edhe disa persona tjerë janë lënduar nga mjete të forta”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Ata shtojnë se hetime në vendin e ngjarjes kanë kryer Prokurori Publik dhe SPB Kumanovë.
“F.L, D.L dhe V.L janë dorëzuar vetë në stacionin policorë, ndërsa H.L, E.M, M.M, XH.M dhe R.M janë arrestuar. Gjatë mbrëmjes edhe i dyshuari për vrasjen e V.M është paraqitur në polici dhe i njëjti është mbajtur për procedurë të mëtejshme”, shtojnë nga MPB.
Në fund ata theksojnë se në bashkëpunim me Prokurorinë Publike po punojnë për të zbardhur rastin, ndërsa do të pasojnë edhe paditë adekuate./Telegrafi/