Mbrëmë rreth orës 20 ka ndodhur një incident me armë zjarri në Kodrën e Trimave në Prishtinë.
Policia e Kosovës sot përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se ka arrestuar një person lidhur me këtë rast.
Mashkulli shqiptar dyshohet se derisa ka lëvizur me veturën e tij, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një veture tjetër, e cila po ashtu ka qenë në lëvizje. I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“VRASJE NË TENTATIVË
Rr. Vëllezërit Fazliu, Prishtinë, 04.09.2016-20:16. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që ekziston dyshimi i bazuar se gjersa ka qenë me veturën e tij në lëvizje, ka shtënë me armë zjarrit në drejtim të një veture tjetër, po ashtu që ka qenë në lëvizje. Nuk raportohet për të lënduar. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Telegrafi/