Site icon Telegrafi

Policia jep detaje për grupin shqiptaro-serb të trafikimit të drogës

Policia e Kosovës konfirmon se ka arrestuar pesë persona të dyshuar të përfshirë në vepra penale ‘blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve’, në sasi prej rreth 80 kilogramë marihuanë dhe për “armëmbajtje pa leje”

Lexo po ashtu Konfiskohen 80 kilogramë substancë narkotike, pesë të arrestuar

“Me 11.03.2017, rreth orës 23:00, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë me njësitet e saja policore në Prishtinë dhe Gjakovë të asistuara edhe nga njësitet tjera policore, pas një pune operativo-hetimore në terren ka arritur të sigurojë informacione të sigurta, se disa të dyshuar janë të përfshirë në veprën penale ‘blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve’.

Me urdhër të prokurorit kompetent është realizuar ky operacion policor, i cili ka rezultuar me arrestimin e pesë personave të dyshuar të cilët fillimisht kanë qenë në posedim të 32 kg, Marihuanë dhe më pastaj pas kontrollimit të lokacioneve, prona të personave të dyshuar, janë gjetur dhe sekuestruar edhe një sasi e konsiderueshme e substance narkotike, e cila në total arrin peshën prej 79 kg e 863 gr, Marihuanë.

Personat e dyshuar tani më të arrestuar nga Policia e Kosovës janë:

• U. Gj. viti i lindjes 1971, mashkull, shtetas Kosovar,

• M. B. viti i lindjes 1989, mashkull, shtetas Kosovar,

• D. M. viti i lindjes 1982, mashkull, shtetas i Serbisë,

• J. V. viti i lindjes 1973, mashkull, shtetas i Serbisë dhe

• R. Zh. viti i lindjes 1980, mashkull, shtetas i Serbisë.

Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar edhe dëshmitë tjera në vijim;

• Dy vetura, njëra me targa RKS dhe tjetra me targa të Serbisë,

• Një (1) arme gjahu e llojit HUGLU 104 A me nr, serik 01S3097,

• Një (1) armë PUSHKE AJRORE krai355 s 5.5 MM,

• Një (1) revole volter 7.62 mm, me dy karikator,

• Një karikator i AK47,

• 15 fishek të kalibrit 7.62 mm,

• 10 fishek dhe dy gëzhoja të kalibrit 12 mm,

• 4.500 euro para të gatshme,

• 7.920 dinarë para të gatshme,

• Telefona celular dhe dokumentacione (pasaporta),

• Çanta për bartje të narkotikeve etj…

Me vendim të prokurorit kompetent të njëjtëve u është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh” (sic.), thuhet në njoftimin e Policisë. /Telegrafi/

Exit mobile version