Telegrafi

Policia jep detaje për djegien e një objekti në lagjen Dardania

Policia e Kosovës ka njoftuar se rreth orës 19:43 ka pranuar informatën për një zjarr në lagjen Dardania në Prishtinë afër parkingut Flamurtari.

Sipas policisë nuk ka pasur persona të lënduar.

Lexo po ashtu Digjet një banesë në lagjen Dardania (Video)

“Pas marrjes së informatës në vendin e ngjarjes ka dalë njësiti i policisë dhe ka konstatuar se në atë lokacion në një objekt të pa banuar pa dyer dhe dritare kishin qenë duke u djegur disa mbeturina, por nuk ishte shkaktuar ndonjë dëm material e as nuk kishte pas ndonjë person të lënduar”, ka thënë për Telegrafin, zëdhënësi i policisë Daut Hoxha.

Hoxha ka shtuar se në vend ngjarje kanë dalë edhe zjarrfikësit të cilët kanë arritur ta shuajnë zjarrin. /Telegrafi/