Policia e Kosovës ka njoftuar se rreth orës 19:43 ka pranuar informatën për një zjarr në lagjen Dardania në Prishtinë afër parkingut Flamurtari.
Sipas policisë nuk ka pasur persona të lënduar.
“Pas marrjes së informatës në vendin e ngjarjes ka dalë njësiti i policisë dhe ka konstatuar se në atë lokacion në një objekt të pa banuar pa dyer dhe dritare kishin qenë duke u djegur disa mbeturina, por nuk ishte shkaktuar ndonjë dëm material e as nuk kishte pas ndonjë person të lënduar”, ka thënë për Telegrafin, zëdhënësi i policisë Daut Hoxha.
Hoxha ka shtuar se në vend ngjarje kanë dalë edhe zjarrfikësit të cilët kanë arritur ta shuajnë zjarrin. /Telegrafi/