Pas informacioneve operative për armëmbajtje pa leje dhe prodhim dhe lëshim në treg të lëndëve narkotike, policia sot realizoi aksion në lagjen Çento.
Policia kontrolloi shtëpitë e personave: A.A (35), R.A (48), H.A (47), A.A (45), A.A (40) dhe I.M (49), përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Në shtëpitë e bastisura janë gjetur një pushkë automatike, dy kuti me municion, pushkë për trajnim, pistoletë “M 57” 7.62 mm – me tetë plumba, pistoletë “Zoraki” M 906 7.65 mm, tetë plumba të kalibrit 7.65 mm, si dhe një paketim me lëndë të panjohur ngjyrë kafe”, thonë nga policia.
Ata më tej shtojnë se persona e dyshuar janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje, ndërsa Prokuroria Themelore pas dokumentimit të rastit do të ngrit procedurat adekuate./Telegrafi/