Telegrafi

Policia jep detaje për aksidentin në Komoran ku u përfshi eskorta e presidentit Thaçi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin ku është përfshirë Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ndonëse ata nuk përmendin emra të atyre që janë aksidentuar.

Sipas policisë, aksidenti është regjistruar të këtë ndodhur në orën 14 e 55 minuta në rrugën Prishtinë-Pejë, afër Komoranit.

Sipas policisë, në aksident janë përfshirë katër automjete mirëpo përveç dëmeve materiale, asnjë person nuk është lënduar.

Policia me njësitet e saja përkatëse ka dalë në vendin e aksidentit dhe i ka kryer matjet ndërsa rruga tani është e liruar për qarkullimin e automjeteve. /Telegrafi/