Telegrafi

Policia jep detaje për djegien e shtëpisë në Mitrovicë, ku vdiq një 80 vjeçar

Policia e Kosovës ka dhënë detajet për rastin e përfshirjes nga zjarri të një shtëpie në Mitrovicë, të shtunën, ku mbeti i vdekur një person i moshuar.

Sipas raportit të Policisë, nuk dihen rrethana e përfshirjes së shtëpisë nga zjarri, që rezultoi me fatalitet.

“Njësit relevante  kanë dal në vend të ngjarjes përderisa nga ana e zjarrfikësve është shuar zjarri. Pas lokalizimit të zjarrit, brenda shtëpisë është gjetur pa shenja jete viktima, mashkull – shqiptar”, thuhet në raprot, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Digjet një shtëpi në Mitrovicë, vdes 80 vjeçari që gjendej brenda

“Vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor dhe me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë. /Telegrafi/