Policia e Kosovës ka dhënë detajet për rastin e përfshirjes nga zjarri të një shtëpie në Mitrovicë, të shtunën, ku mbeti i vdekur një person i moshuar.
Sipas raportit të Policisë, nuk dihen rrethana e përfshirjes së shtëpisë nga zjarri, që rezultoi me fatalitet.
“Njësit relevante kanë dal në vend të ngjarjes përderisa nga ana e zjarrfikësve është shuar zjarri. Pas lokalizimit të zjarrit, brenda shtëpisë është gjetur pa shenja jete viktima, mashkull – shqiptar”, thuhet në raprot, transmeton Telegrafi.
“Vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor dhe me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë. /Telegrafi/