Forcat izraelite kanë kryer bastisje në xhaminë Al-Aqsa në Jerusalem, duke sulmuar besimtarët palestinezë, kurse mediat palestineze raportojnë se në mesin e qytetarëve është rritur frika se mund të vie deri të rritja e tensioneve me afrimin e festave myslimane dhe atyre hebraike.
Tensionet tashmë janë rritur në lindje të Jerusalemit, kurse në Bregun Perëndimor mbretëron një situatë pothuajse e njëjtë, transmeton Telegrafi.
Përleshja mes policisë, ushtrisë izraelite dhe palestinezëve në muajin e shenjtë të Ramazanit, po ndodhë në vendin më të shenjtë për myslimanët.
Video të ndryshme të postuara në rrjetet sociale, shfaq policët izraelitë duke rrahur palestinezët me shkopinj dhe pushkë automatike brenda xhamisë Al-Aqsa.
Siç raporton agjencia palestineze e lajmeve Wafa, dhjetëra besimtarë që e kishin kaluar natën duke u lutur, janë lënduar kur policia filloi bastisjet në xhami.
Fillimisht nuk ishte mësuar arsyeja që çoi te kjo përplasje dhe dhuna. Policia izraelite pretendonte se përdori forcën për të nxjerrë jashtë disa besimtarë që u janë zënë fishekzjarrë, gurë e shkopinj.
Për të shpërndarë turmën, izraelitët përdorën gaz lotsjellës, shok-bomba dhe rrahën disa besimtarë që gjendeshin në xhami. /Telegrafi/