Telegrafi

Policia iu gjeti mulli për bluarje të substancave narkotike, dy persona të arrestuar në Skenderaj

Dy persona janë arrestuar në fshatin Klinë e Poshtme të Skenderajt, pasi që policia gjatë kontrollit te të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar një mulli për bluarje të substancave narkotike dhe letra për mbështjellje të Marihuanës.

Të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/