Policia italiane ka bërë të ditur se ka sekuestruar pasurinë me vlerë mbi 800 milionë euro në pronësi të tre vëllezërve të dyshuar si të lidhur me mafien kalabreze ‘Ndrangheta’.
Bëhet fjalë për disa kompani, supermarkete, një nga qendrat tregtare më të mëdha në Kalabri, prona të paluajtshme, ku përfshihen dy vila luksoze, njoftoi policia financiare. U konfiskuan edhe faturat, motorët luksoz dhe një Ferrari.
Drejtësia italiane ka vite që ka hetuar këta vëllezër. Njëri prej tyre është i përfshirë në gjyqin në vazhdim, i cili u hap pas operacionit antimafia në vitin 2015.
Këta janë, sipas AGI, Franko, Pasqualino dhe Marcello Perri, djemtë e Antonio Perrit, të vrarë në vitin 2003 para një prej supermarketeve të tij.
Sipas hetuesve, ata fituan “fitime të mëdha falë lidhjeve me mafian dhe shkeljes së rregullave të tregut të lirë”. /Telegrafi/