Telegrafi

Policia: Ishin 4.5 ton drogë, arrestohen tre veta

Pas aksionit në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, policia e Vlorës ka dhënë detajet për drogën e sekuestruar në fshatin Babicë.

Sipas policisë, janë sekuestruar 4.5 ton drogë dhe jo 10 ton siç u përfol në media.

Sasia u konfirmua nga policia pas peshimit. Droga u gjet në shtëpinë e Armand Koçerri, me profesion infermier. Deri më tani janë shoqëruar 3 persona.

Transporti është bërë rreth orës 3 të mëngjesit dhe droga tashmë ndodhet në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë.

Po ashtu bëhet e ditur se droga ishte e paketuar dhe gati për t’u trafikuar, dyshohet drejt Italisë me mjete ujore. 4.5 ton kanabis u gjetën në banesën e Armando Koçerrit, i njohur si mik i Habilajve. /Telegrafi/