Site icon Telegrafi

Policia irlandeze kërkonte polakun me emrin “Patentë Shoferi”

Fshehtësinë e ka zbuluar polici irlandez i cili e dinte sadopak gjuhën polake.

Ai u ka sqaruar kolegëve se Patentë Shoferi (polonisht: Prawo Jazdy), të cilën e kanë shënuar nga pjesa e këndit të djathtë lartë e dokumentit për vozitje, nuk është emri dhe mbiemri i kryesit të shkeljeve, siç ata ishin të bindur, por emri i dokumentit i cili i jepet njeriut që vozit automjet, kanë njoftuar mediat polake.

Që prej hyrjes së Polonisë në mesin e shteteve të Bashkimit Evropian në vitin 2004, rreth 200.000 polakë kanë shkuar të punojnë në Irlandë, e pasi që atje punojnë përkohësisht në ishull, nuk kanë ndërruar as lejet e vozitjes.

Po të mos gjendej një polic irlandez i cili me dëshirë që të kryej punën e tij sa më mirë ka mësuar edhe gjuhën polake, Zoti e di edhe sa shkelje të trafikut do t’i bënte misteriozi “Patentë Shoferi” nëpër Irlandë.

Exit mobile version