Telegrafi

Policia iraniane mbyt demonstruesit, publikohen video rrëqethëse  

Në protestat masive të organizuara në Iran pas zvogëlimit të subvencioneve për derivate, forcat e sigurisë kanë vrarë të paktën 143 demonstrues, por Amnesty International në raportin e saj shton se “të gjitha vrasjet kanë ndodhur si rezultat i përdorimit të armëve të zjarrit” dhe se numri i vërtetë i të vrarëve është shumë më i madh – ku sipas vlerësimeve të tyre sillet rreth 350.

Ndërkohë autoritet i kanë privuar qytetarët të kenë qasje në internet gjatë protestave, me ç’rast është parandaluar që në rrjetet sociale të publikohen ato lajme që tregojnë se çfarë po ndodh në këtë vend, transmeton Telegrafi.

Bllokimi i internetit ka zgjatur për pesë ditë, e pasi që protestat morën fund, interneti u rikthye e nga ky vend kanë filluar të vijnë video rrëqethëse që konfirmojnë pretendimet e aktivistëve: që policia iraniane, ushtria dhe forcat paraushtarake kanë hapur zjarr mbi demonstruesit e paarmatosur duke vrarë një numër të madh të tyre.

Llogaria “Iran Human Rights” në Twitter ka publikuar shumë video të protestave dhe gjakut që është derdhur në to.

“Është luftë”, ka shkruar gazetari iranian Shaed Alavi që jeton në SHBA, kurse në video shihet polici duke qëlluar me revole, që gjykuar nga pamjet janë plumba të vërtetë ata që i shkrepë nga revolja.

Një video tjetër tregon policin iranian, që pandërprerë qëllon me armë mbi demonstruesin e lënduar dhe të paarmatosur të cilin më pas e rrah me shufër të hekurt.

“Ky burrë disa orë më vonë ka ndërruar jetë”, ka shkruar analisti dhe historiani iranian Babak Tagve. /Telegrafi/