Site icon Telegrafi

Policia intervenon në një rrahje masive, lëndohen dy prej policëve

Policia e Kosovës bën të ditur se ka ndodhur një rrahje masive në mes të disa të dyshuarve, të gjithë nën ndikim të alkoolit, ndërkaq gjatë intervenimit në rast, lëndime trupore kanë pësuar dy zyrtarë policorë.

Rasti ka ndodhur të dielën në Shtërpcë të Ferizajt.

Me vendim të prokurorit dy prej të dyshuarve janë arrestuar dhe pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Foto: Arkiv

Exit mobile version