Site icon Telegrafi

Policia, inspektim me helikopter në Bjeshkë

Veç Lazaratit, që konsiderohet si zona më e nxehtë në vend sa i përket kultivimit të hashashit, mbjellja e kësaj lende narkotike ka gjetur përhapje vitet e fundit edhe në zonat veriore. Sipas policisë, parcela me kanabis sativa janë zbuluar kryesisht në Malësinë e madhe dhe në Bjeshkët e Tropojës.

Mësohet se, kreu i përgjithshëm i Policisë se Shtetit, Hysni Burgaj, ka zhvilluar disa takime me drejtuesit lokale të policisë për marrjen e masave për të parandaluar kultivimin e drogës në këto zona./Telegrafi/
 

Exit mobile version