Telegrafi

Policia injoroi thirrjen e gruas së dëshpëruar, të cilën më vonë e gjetën të vdekur (Foto)

Në Nju Jork, dy policë u pezulluan të enjten pasi nuk iu përgjigjën thirrjes 911, ku një vajzë e re kërkoi ndihmë, disa orë para se ajo të gjendej e vdekur.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për zyrtarë të policisë të pezulluar të cilët kanë qenë në shërbim për 11 vjet, por nuk dihet përse e injoruan thirrjen.

Policia e Nju Jorkut filloi një hetim dhe theksoi se “çdo hap” i oficerëve të policëve të pezulluar do të shqyrtohet.

Mediat kanë shkruar se 22-vjeçarja Tonie Wells, viktima nga Brooklyn ka thirrur 911 të mërkurën në mbrëmjen e hershme.

Pastaj, 911 mori një telefonatë tjetër rreth orës 22:00 pasi fqinjët raportuan zhurmë nga shtëpia e Barry Wells.

Kur policia mbërriti atje, ata panë një skenë tronditëse. Në pjesën e poshtme të shkallëve qëndronte trupi i një gruaje 22-vjeçare. /Telegrafi/