Site icon Telegrafi

Policia identifikon sulmuesin e dytë i cili ndihmoi në vrasjen e priftit në kishë

Pas pengmarrjes së shumë përfolur të një kishe në Normandiku ku mbeti i vrarë një prift, prokurorët francezë kanë identifikuar emrin e vrasësit të dytë.

Emri i tij është Abdel Malik Nabil Petitjean dhe është 19 vjeç.

Sulmuesi tjetër që është identifikuar ishte Adel Kermiche, gjithashtu një 19 vjeçar.

Dyshja është qëlluar për vdekje nga policia franceze, pasi ata prenë në fyt priftin Jacques Hamel 86 vjeçar.

Nga ana tjetër ISIS ka publikuar një video ku thuhet se janë dy burra që po premtojnë besnikëri ndaj grupit të tyre, transmeton express.

Gjithashtu është bërë e ditur se policia ishte në kërkim të këtij personi disa ditë para sulmit.

Exit mobile version