Telegrafi

Policia identifikon personin që shkaktoi shpërthimin në Nashville

Shefi i Policisë së qytetit të Nashvillet, John Drake emëroi Anthony Quinn Warnerin, 63 vjeçar nga Antioch, Tennessee, si personin kryesor në hetimin për shpërthimin e një automjeti rekreativ në qendër të qytetit në mëngjesin e ditës së Krishtlindjes.

“Ky është një person me interes – mund të ketë edhe disa të tjerë”, tha Drake.

Autoritetet besojnë se eshtrat e Warnerit u gjetën në vendin e shpërthimit, sipas disa zyrtarëve të zbatimit të ligjit me njohuri të drejtpërdrejtë të hetimit, të cilët folën me CNN-in në kushte anonimiteti.

FBI po pret rezultatet e testimit të ADN-së për të konfirmuar identitetin. Hetuesit po mbledhin ADN nga anëtarët e familjes së Warnerit dhe shtëpia e tyre, të cilën ata filluan ta kontrollonin të shtunën, sipas burimeve.

Autoritetet kanë mbledhur prova të tjera që i bëjnë ata të besojnë se Warner po ngiste RV dhe vdiq në shpërthim, thanë ata zyrtarë për CNN-in, megjithëse nuk ofruan specifikat në lidhje me ato që janë ato prova.

Lexo po ashtu Publikohen pamjet e shpërthimit të fuqishëm në Nashville

Autoritetet vazhdojnë të hetojnë shpërthimin e mëngjesit të Krishtlindjes që i dha një goditje tjetër një qyteti që kryetari i bashkisë së tij thotë se tashmë ka pasur “vitin e tij më të vështirë”.

Tre njerëz u plagosën në shpërthimin e së premtes dhe dhjetëra ndërtesa u dëmtuan. Por zyrtarët thonë se më shumë njerëz mund të ishin lënduar nëse nuk do të ishte përgjigja e shpejtë e gjashtë oficerëve të policisë që evakuuan banorët pasi një mesazh të frikshëm të regjistruar që vinte nga RV, ku paralajmëronte se automjeti do të shpërthente për disa minuta. Pikërisht kjo ndodhi më pas. Shpërthimi çau disa ndërtesa dhe dëmtoi dritaret e tyre. /Telegrafi/