Site icon Telegrafi

Policia ia refuzon kërkesën Labit për protestë – këngëtari iu bën thirrje protestuesve që të paraqiten me maska dhe të mbajnë distancë

Këngëtari i njohur shqiptar dhe ish-deputeti, Labinot Tahiri, ka paralajmëruar nesër (e premte) një protestë.

Kjo protestë sipas tij bëhet me qëllim kundërshtimin e masave të reja antiCovid të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës.

Teksa ka bërë thirrje për grumbullim në orën 11:00 në qytetin e Ferizajt, Labit duket se kërkesën për protestë nuk ia kanë aprovuar organet e rendit.

Lexo po ashtu Gjithçka gati për protestën e nesërme, Labi me mesazh për publikun: Nuk kisha nevojë të ngriti zërin kurrë, por gjendja reale më bëri të tillë

Ka qenë vet këngëtari ai i cili përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram, ka shfaqur kërkesën së cilën ia ka adreauar Policisë së Kosovës dhe që e njëjta më pas është hedhur poshtë.

Foto: Labinot Tahiri/Instagram

Ky është postimi i tij i plotë (pa ndërhyrje):

“Tê dashur qytetar, kërkesen për protesten që duhet ta mbajm nesër e ka refuzuar stacioni policorê!
Gjithsesi faleminderit që më lajmruan ata nuk kanë faje.
Në rregull, por ne do të dalim aty 30 minuta, me maska, dhe paqesore!
Pra mos harroni nesër ora 11:00 do mbahet protesta përgjegjesia është e madhe, por pa marrë përgjegjesi nuk shohim as dritë e as ardhmeri!
Zoti ju bekoftë“, ka shkruar Labinot Tahiri në Instagram. /Telegrafi/

Exit mobile version