Telegrafi

Policia ia lidh dorën për furgoni dhe e tërheq zvarrë një person në Afrikën e Jugut

Oficerët e policisë prangosën një burrë në furgonin e tyre dhe më pas e tërhoqën zvarrë nëpër rrugë. Në fund e ‘shpërblyen’ me një rrahje.

Pamjet shqetësuese janë bërë virale në Afrikën e Jugut, ku shfaqet një burrë duke u tërhequr brutalisht zvarrë në një rrugë.

Dyshohet se policët ia lidhën njërën dorë të Milosh Bassonit në derën e pasme të automjetit të tyre, sepse ai dyshohej se ishte përdorues i drogës, raporton metro.co.uk.

Disa vendas vrapuan pas furgonit sapo u nis drejt Cape Townit, duke bërtitur ndërsa njëri përpiqej të mbante dorën e Miloshit.


Ai dyshohet se u la i gjakosur dhe i mavijosur në furgon për orë të tëra përpara se të futej në stacion, ku ai pretendon se oficerët e shkelmuan dhe përdorën shkop të bejsbollit për ta rrahur.

“Në një moment, mendova se do të më vrisnin”, tha Milosh për gazetën lokale SowetanLive.

Policia e Afrikës së Jugut shpesh është akuzuar si është e dhunshme dhe brutale. Ky reputacion daton që nga aparteidi, kur oficerët u përdorën për të zbatuar diskriminimin dhe ndarjen.

Ndryshe, Millosh u lirua përfundimisht ndërsa në ditët në vijim do të paraqitet në gjyq për posedim droge dhe rezistencë ndaj arrestimit. /Telegrafi/