Site icon Telegrafi

Policia ia blen hajnit një biçikletë

Burri kishte vjedhur një biçikletë në shkollën e mesme afër shtëpisë së tij në qytetin Chiayi për ta shpëtuar vajzën e tij nga ecja e përditshme prej pesë kilometrash deri te stacioni më i afërt i autobusit rrugës për në shkollë, shkruan China Times.

Huang i tha vajzës se e kishte blerë biçikletën e vjedhur, por pronari e njohu dhe kështu të dy përfunduan në stacionin e policisë.

Kur policët dëgjuan për kushtet në të cilat jeton familja, pa qasje në ujësjellës dhe energji elektrike, grumbulluan paratë dhe ia blenë një biçikletë të re vajzës. /Telegrafi/

Exit mobile version