Telegrafi

Policia ia bën testin e alkoolit një kali

Policët, nga Lelesti në qarkun Gorj të Rumanisë, kanë kërkuar nga veterinari lokal të kryej një test alkooli i cili doli të jetë pozitiv.

Dëshmitarët i kanë thënë policisë se kali “dukej jashtë kontrollit” përkundër përpjekjeve të pareshtura të pronarit për ta bërë një gjë të tillë.

Ion Dragan, 56-vjeçar, i ka thënë policisë se ai sapo kishte blerë kalin dhe ishte rrugës për në shtëpi.

Policët dyshojnë se kalit mund të i është dhënë alkool që të duket më i fuqishëm dhe më i shëndetshëm para se të shitej.

Ion Iliuta, kryesues i autoritetit lokal të veterinarisë, ka thënë se është çuditur kur policia ka kërkuar të përcaktojë koncentrimin e alkoolit në gjakun e kalit.

"Kurrë më parë nuk kemi pasur një kërkesë të tillë. Ndoshta të përcaktojmë se çfarë lloji të gjakut ka po, por që të konstatojmë nëse kafsha është e dehur, kurrë".

Viktima, 86-vjeçari, i cili po rrinte në ulësën jashtë shtëpisë së tij, vdiq nga plagët e marra.