Qeveria greke ka vërtetuar se kanë arrestuar dy persona në aeroportin e Selanikut, të cilët nga Maqedonia kërkohen për akuza lidhur me përgjimet e paligjshme.
Sipas agjencisë BTA, polcia ka njoftuar se dy persona janë arrestuar natën e kaluar në aeroportin e Selanikut me dokumente bullgare, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Përfaqësues i gjyqësorit grek, deklaroi se akuzat për këto persona lidhen me skandalin e përgjimeve të paligjshme.
Nga Ministria e Drejtësisë informojnë se akoma nuk kanë marrë njoftim nga Interpoli për arrestimin e të dyshuarve. Ndërsa edhe Ministria e Punëve të Brendshme akoma nuk ka marrë informacione zyrtare nga policia greke.
Grujevski dhe Boshkovski akuzohen nga PSP për në rastet “Fortesa”, “Shënjestra” dhe “Fortesa 2”./Telegrafi/