Site icon Telegrafi

Policia greke në kërkim të autorëve të vrasjes së 39-vjeçarit nga Shkupi

Deri më tani bëhet e ditur se dy persona të maskuar me motor, dje rreth orës 3:30 të mëngjesit i janë afruar vilës në Hanioti, të cilën Oki e kishte marrë me qira së bashku me shokët e tij dhe kanë qëlluar të paktën 19 plumba, duke vrarë Oki-n dhe një nga shokët e tij i shtruar në spital i plagosur rëndë, 45-vjeçar S.S.

Viktima O.B, paraqitet si pronar kazinoje, i përfshirë edhe në biznese të tregtimit të pijeve alkoolike. Mediat vendase raportuan se ai është kreu informal i grupit kriminal “Duqangjik”.

Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar dje se ambasada në Athinë ka kontaktuar me institucionet kompetente greke dhe policinë në Selanik, nga ku kanë konfirmuar se në Sani Vilas të Hanioti dy persona të maskuar kanë qëlluar me armë zjarri dy shtetas të Maqedonisë së Veriut.

Exit mobile version