Site icon Telegrafi

Policia greke i ka ndaluar anarkistët spanjoll të protestojnë në kufirin e Maqedonisë

Pesë autobusë të mbushur me anarkistë spanjoll gjenden të bllokuar nga ana e policisë greke dhe nuk u lejohet qasja në kuotën 59 në kufirin Maqedoni-Greqi, ku ata dëshirojnë të protestojnë kundër mbylljes së Korridorit Ballkanik për refugjatët, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Spanjollët kanë kërkuar leje nga policia greke që të mbajnë një tubim kundër mbylljes së Korridorit Ballkanik, ndërsa policia greke ende i mbanë autobusët të bllokuar në kryqëzimin afër Idomeni.

Anarkistët spanjoll sot rreth orës 12 janë nisur nga Selaniku drejt Idomenit, ndërsa në kufirin Maqedoni-Greqi mund të vërehet numër i rritur i forcave të policisë dhe armatës së Maqedonisë./Telegrafi/

 

Exit mobile version