Dy shtetas shqiptarë janë vënë në pranga nga policia greke për posedim të një sasie të konsiderueshme kanabis staiva në kufirin greko-shqiptar.
Gjatë operacionit, policia greke gjeti brenda automjetit dhe sekuestroi 2 çanta me 41 pako që përmbanin 43 kg e 100 gram marijuanë.
Në pranga ra drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, përkatësisht 33 dhe 28 vjeç.
Gjithashtu u sekuestruan edhe 2 celularë dhe 3 karta SIM.