Policia e Kosovës ka zhvilluar sot një aksion të gjerë në rrafshin e Dukagjinit lirimin e pronave të uzurpuara të AKP-së.
Aksioni u koduar me nofkën “Prona 2” është zhvilluar në komunat e Junikut, Deçanit dhe të Gjakovës.
Në këtë operacion policor i cili u realizua në bashkëpunim me zyrtar të zyrës rajonale te AKP-se, kanë marr pjesë edhe zyrtar policor të njësiteve të ndryshme policore nga DRP-Pejë dhe DRP-Gjakovë, transmeton Telegrafi.
Gjatë këtij operacioni zyrtarët kompetent kanë vendosur shiritat dhe shenjat zyrtare në pesë (5) lokacione me sipërfaqe 285 hektar, të privatizuar nga AKP-ja vite më parë.
Lidhur me rastin janë intervistuar 8 (tetë) persona të dyshuar, si dhe pritet të intervistohen edhe disa të tjerë të cilëve iu janë dërguar ftesat zyrtare për paraqitje në Polici.
Në operacion kanë marr pjesë hetuesit e NJHRKEK- Prizren, NJRSH-DRP-Prizren, NJRSH-DRP-Gjakovë, krim teknika nga DRP-Gjakove dhe DRP- Prizren, një patrullë e policisë nga SP Junik, tre hetues nga DRP Gjakove.
Hetimet e kryera janë bërë në bashkëpunim me prokurorin e shtetit dhe në konsultim me të rasti shkon ne procedurë te rregullt. /Telegrafi/