Site icon Telegrafi

Policia gjuan me gaz lotsjellës migrantët e pastrehë të Morias

Policia në ishullin grek të Lesbos i gjuajti me gaz lotsjellës migrantët protestues që mbetën të pastrehë, pasi iu dogj kampi i tyre të mërkurën.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, rreth 13 mijë migrantë dhe refugjatë, kishin jetuar në kampin e mbipopulluar të Morias.

Kështu, përleshjet shpërthyen pranë një kampi të përkohshëm i cili ishte ndërtuar nga autoritetet greke.

Si pasojë, një zjarr që u ndez sot gjatë ditës pranë një bllokade policie, u shua nga zjarrfikësit e zonës.

Që kur iu dogj kampi të mërkurën, migrantët u detyruan të flenë në rrugë dhe në zona të papërshtatshme. /Telegrafi/

Exit mobile version