Policia e Munichut ka pranuar se e kishe pasur në shënjestër sulmuesin gjermano-iranian të Munichut.
18 vjeçari vrau nëntë persona dhe la 27 të lënduar, duke vrarë më pas veten. Tri nga nëntë viktimat janë nga Kosova, shkruan Telegrafi.
Dhe, policia e Munichut ka konfirmuar se ata e kanë pasur në shënjestër sulmuesin, një polic madje arriti të gjuajë në drejtim të tij, por nuk ia doli ta qëllonte, shkruan Telegrafi.
Sulmuesi sipas policisë gjermane ishte i armatosur me një revole TT të kalibrit 9 milimetra.
Revolen sulmuesi e kishte marrë ilegalisht, dhe ishte pa leje.
Ai kishte 300 plumba me vete, shumicën e të cilave i shfrytëzoi deri në vetëvrasjen e tij.
Deri tash çka dihet është se sulmi nuk ka lidhje me ISIS-in. /Telegrafi/