Telegrafi

Policia gjeti armë dhe marihuanë në shtëpitë e disa shkupjanëve

Njësiti i tregtisë ilegale të SPB Shkup ka kryer kontrolle në shtëpitë e disa personave të Shkupit me qëllim zbulimin dhe konfirmimin e veprave penale “përpunim ilegal, tregi me armë dhe materieve shpërthyese” dhe “Tregti ilegale dhe lëshim në treg të drogave narkotike”.

Gjatë kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar lëndë që janë dhënë për ekspertizë, ndërsa personat janë arrestuar në stacionin policor, njofton Telegrafi Maqedoni.

Siç kumtojnë nga MPB, në shtëpinë e G.J (41) është gjetur dhe konfiskuar pistoletë me plumba, ndërsa te personi D.K (27) janë gjetur plumba dhe mjet shpërthyes. Te personi N.A (22) janë gjetur nëntë qese të marihuanës dhe te personi M.J (26) dy paketime me marihuanë.

Njësiti i SPB Shkup ka vepruar sipas urdhrave të Gjykatës Themelore Shkupi 1./Telegrafi/