Telegrafi

Policia gjermane publikon pamjet e sulmit fizik ndaj politikanit të partisë AFD në Bremen (Video, +16)

Policia gjermane ka publikuar pamjet e kamerave të sigurisë, që tregojnë se si tre meshkuj sulmojnë fizikisht politikanin e partisë gjermane AFD, Frank Magnitz.

66-vjeçari ishte hospitalizuar pas sulmit që i kishte ndodhur gjatë të hënës mbrëma në qytetin Bremen, transmeton Telegrafi.

Zyrtarët e partisë AFD fillimisht pretendonin se ai ishte sulmuar shufra të drurit, megjithatë prokurori hodhi poshtë këto pretendime pas publikimit të pamjeve të kamerave të sigurisë.

Policia e Bremenit janë duke vazhduar ta hetojnë incidentin e përshkruar si politikisht të motivuar.

Në ueb-faqen e tyre kanë njoftuar se ofrojnë tremijë euro shpërblim në këmbim të ndonjë informate që mund t’i ndihmojë policisë të arrestojë tre sulmuesit. /Telegrafi/