Policia gjermane ka arrestuar katër persona, një nga të cilët dyshohet për planifikim të një sulmi me thika në gjysmëmaratonën e së dielës në Berlin.
Sipas “Die Welt”, katër të dyshuarit ishin të lidhur me Anis Amrin, azilkërkuesi tunizian që më 2016 vrau 11 persona në një treg duke u futur me kamion.
Dje, në qytetin Muenster në Gjermani një person ishte futur me veturën e tij në një turmë njerëzish duke lënë të vdekur tre persona dhe 30 të tjerë të plagosur.
Ndërkaq duhet kujtuar dhjetorin e vitit 2016, kur një kamion ishte futur në turmën e tregut të Krishtlindjeve në kryeqytetin gjerman, Berlin, duke vrarë 12 veta. /Telgrafi/