Site icon Telegrafi

Policia gjermane në hall, dikush femrave po ua vjedh çorapet!

Policia në qytetin gjerman të Heidelberg është përballur me një situatë të pazakontë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Bëhet fjalë për një rast kur dy gra ishin viktima të një hajni i cili me anë të një kërcënimi me thikë, u kishte kërkuar atyre, asgjë më tepër vetëm se çorapet e tyre.

“Hajni” i paidentifikuar thuhet se të hënën ka ndaluar një vajzë duke e kërcënuar me një thikë dhe detyruar që t’i jepte atij çorapet e saj.

Po sipas autoriteteve, ky nuk ka qenë i vetmi rast kur në polici është paraqitur një rast i tillë, me çka policia supozon se mund të bëhet për të njëjtin “hajn”. /Telegrafi/

Exit mobile version