Policia në Berlin ka ndalur një ndejë prej 600 personash ndërsa kufizimet e coronavirusit vazhdojnë të frenojnë festimet në Gjermani.
Policia e Berlinit shkroi në llogarinë zyrtare të Twitterit se “festa e fetishit” në kryeqytet “ndoshta përfundoi në mënyrë të pakënaqshme” për të pranishmit. Vendi ishte shumë i vogël që turma të distancohej nga shoqëria.
Si shumë vende në Evropë, Gjermania po lufton me një rritje të infeksioneve, transmeton Telegrafi.
Für ca. 600 Gäste einer Fetisch-Party in #Mitte endete diese vermutlich unbefriedigend.
Wir lösten die Feier in Amtshilfe für das @BA_Mitte_Berlin auf. Die Kolleg. der @bpol_bepo machten anschließend nochmal deutlich, dass es Zeit ist nach Hause zu gehen.#GemeinsamGegenCovid19 pic.twitter.com/sGwzHFN3L3— Polizei Berlin Einsatz (@PolizeiBerlin_E) October 24, 2020
Frankfurti është bërë qyteti i fundit që ka anuluar së funksionuari tregun e famshëm të Krishtlindjeve.
Gjermania ka dalë më mirë se kombet e tjera të populluara shumë në Evropë, por e diela ishte dita e katërt me radhë që regjistroi më shumë se 10 mijë raste të reja. Në total, Gjermania ka mbi 430 mijë persona që nga fillimi i pandemisë. Gjithashtu është bërë e ditur se më shumë se dhjetë mijë njerëz kanë vdekur shkaku i virusit.
Frankfurti tani është bashkuar me Berlinin, Dyseldorfin dhe Kolnin në anulimin ose shkallëzimin e ndejave gjatë Krishtlindjeve. /Telegrafi/