Telegrafi

Policia gjermane hajnave – mos i hani ato lajthia

Zëdhënësi i policisë së Hamburgut, Holger Vehren, ka thënë se thasët në të cilët ishin vendosur lajthitë ishin përplot me gaz të helmueshëm hidrogjen fosfat, i cili përdoret për të bërë gëzhojën e lajthive më të qëndrueshme. Lajthitë fillimisht duhet të pastrohen për tu bërë të sigurta për konsumim.

"Jemi në kërkim të hajnave sepse ata mund të përballen me rrezik shumë serioz shëndetësor nëse i han ato lajthi", ka thënë ai.

"Gazi madje është vdekjeprurës nëse kalon në sistemin e frymëmarrjes", ka përfunduar Vehren.