Një 31-vjeçar shqiptar u arrestua të mërkurën nga një operacion policor nga forcat speciale gjermane, shkruan esslinger-zeitung.de.
Mësohet se shqiptari mbante të ngujuar në banesë nën kërcënim, ish bashkëshorten dhe fëmijën.
Sipas dëshmitarëve, akuzuari ka qëlluar edhe me armë.
Siç bëri me dije më vonë policia në orën 12.40, forca të shumta policore mësynë shtëpinë në Landhausstraße (Esslingen).
31 vjeçari ishte në dhomat e vajzës dy vjeçare të gruas, ndërsa ju dorëzua policisë pa rezistencë. Fëmija ishte i padëmtuar dhe gjatë arrestimit nuk u dëmtua askush, përcjell Telegrafi.
Nga bastisja nuk është gjetur asnjë armë zjarri. Kundër 31 vjeçarit nga Kosova, i cili qëndron ilegalisht në Gjermani, Drejtoria e Policisë Kriminale Esslingen ngriti një ecuri penale për privimin e lirisë dhe kërcënimit.