Site icon Telegrafi

Policia gjermane arreston një infermiere, u kishte dhënë pesë foshnjave morfinë

Policia gjermane ka arrestuar një infermiere në një spital në Ulmu, nën dyshimin se u kishte dhënë morfinë foshnjave, shkruan AP.

Fjala është për pesë foshnje të cilat kishin probleme me frymëmarrje, si rezultat i dhënies së morfinës, transmeton Telegrafi.

Punonjësit e spitalit kanë reaguar shpejtë dhe kanë bërë të ditur se foshnjat e moshës nga një ditë në një muaj, nuk do të pësojnë dëmtime të përhershme në kanalet e frymëmarrjes.

Mjekët kanë gjetur gjurmë të morfinës në urinën e foshnjave dhe menjëherë kanë njoftuar policinë. Hetuesit kanë marrë në pyetje punonjësit, dhe kanë konstatuar se ilaçi u ishte dhënë foshnjave gjatë ndërrimit të natës së 20 dhjetorit.

Gjykatësi Critof Ler, ka njoftuar se infermierja është arrestuar, duke shtuar se ajo po mohon pretendimet se u ka dhënë morfinë foshnjave.

Në anën tjetër prokuroria ka kërkuar që ajo të mbetet në paraburgim nën akuzën për tentim vrasje. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version