Site icon Telegrafi

Policia gjermane “arreston” një dhi

Dhia kishte arritur të bllokonte qarkullimin e një mori veturave, ndërsa në ndjekje të saj ishin vënë madje pesë vetura të policisë.

Derisa policët ishin vënë në ndjekje të dhisë, disa këmbësorë ishin përpjekur ta mashtronin atë me bukë – mirëpo dhia ishte zhdukur në një kaçubë të afërt.

Policia kishte rrethuar kaçubën, prej nga dhia ishte përpjekur të ikte sërish – mirëpo dy policë “të zhdërvjellt”ë i janë hedhur sipër dhe e kanë “arrestuar” atë.

Më pastaj, policia e ka marrë dhinë me vete, e ka mbyllur atë në një qeli të burgut, ku edhe e kanë ushqyer. Policia tashmë është në kërkim të pronarit të saj. /Telegrafi/
 

Exit mobile version