Telegrafi

Policia gjermane arrestoi një koleg hajdut

Policia gjermane arrestoi një koleg 30-vjeçar nga Bamberg në Berlin, i cili dyshohet për disa vjedhje.

Polici i arrestuar ka qenë në pushim mjekësor për një kohë të gjatë, njoftoi policia.

Ai dyshohet se ka kryer disa krime në provincën e Bavarisë, së bashku me një bashkëpunëtor, i cili gjithashtu u arrestua.

Gjermani akuzohet për vjedhje me forcë të një telefoni celular të çmuar nga një grua në Bamberg më 14 janar, të cilin më pas e ofroi për shitje në internet.

Po atë mbrëmje, ata vodhën një veturë nga një person në Sweifurt. Ditën tjetër, ata depërtuan në dritaren e një dyqani argjendarësh në Bamberg me atë automjet dhe vodhën bizhuteri me vlerë më shumë se 100 mijë euro. /Telegrafi/