Një burrë i moshës madhore nga Republika e Turqisë dje rreth orës 15:35 është gjetur i vdekur në fshatin Debresh të Gotivarit.
Nga policia informojnë se personi ka ndërruar jetë në shtëpi në pronësi të 50-vjeçarit Sh.S, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Nga mjeku pranë Qendrës Mjekësore Gostivar është konstatuar vdekja. Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi është dhënë në autopsi”, thonë nga MPB-ja.
Hetimin e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB Tetovë./Telegrafi/