Telegrafi

Policia gjen një Kallashnikov në shtëpinë e serbit në Prelluzhë

Policia e Kosovës raportoi se dje në fshatin Prelluzhë të Komunës së Vushtrrisë, me urdhër te Gjyqtarit te Procedurës paraprake janë bastisur shtëpia dhe lokalet përcjellëse, pronë e të dyshuarit me nacionalitet serb, me çrast janë gjetur dhe konfiskuar një arme AK-47, një fishek i armës se gjatë dhe një gëzhojë e kalibrit 9 mm.

Po ashtu, gjatë bastisjeve, të dyshuarit i janë gjetur edhe tre palë targa (dy targa KM dhe një KS).

Me urdhër te prokurorit rasti shkon me procedurë të rregullt.