Site icon Telegrafi

Policia gjen një fëmijë të braktisur pranë koshit të plehrave në Tiranë (Foto)

Punonjësit e Policisë Bashkiake kanë gjetur pasditen e sotme një fëmijë të braktisur pranë një koshi plehrash.

Fëmija rreth 2 vjeç ishte braktisur pranë kontejnerit të mbeturinave tek zona e Arkivit Qendror të Shtetit, në Tiranë, shkruajnë mediat shqiptare.

Mësohet se efektivët e Policisë Bashkiake e kanë pikasur fëmijën që ishte i vetëm në një karrocë dhe i janë afruar. I mituri ishte i lidhur në karrocë dhe në gjumë.

Policia Bashkiake ka marrë në ruajtje fëmijën dhe ka njoftuar Policinë e Shtetit e cila ka nisur tashmë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Exit mobile version